Ministria e Kulturës ka shpallur sot monument kulture shtëpinë e arkitektit, Maks Velo. Në një reagim, bëhet me dije se ky vendim është marrë në respekt të figurisë dhe kuntributit që Velo ka dhënë përmes artit, dëshmisë dhe mendimit të lirë.
Ministrja Elva Margariti, teksa ka ndarë lajmit, shton se vepra e Maks Velos ka shumë për të treguar brezave të ardshëm.
“ 🙏🏻Në respekt të figurës dhe kontributit të dhënë përmes artit, profesionalizmit, dëshmisë dhe mendimit të lirë, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vedosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo.
Ne jemi të bindur se vepra e Maks Velos ka shumë për t’u treguar brezave të ardhshëm, ndaj dhe Ministria e Kulturës do të kujdeset, që ajo të trashëgohet e pacenuar. Muzealizimi i banesës do të jetë një mundësi, që i jepet publikut, për t’u njohur më nga afër me veprën e këtij artisti dhe qëndrestari të lirisë dhe demokracisë. #Mirënjohje ”, shkruhet në njoftim.