Ministria e Mbrojtjes ka vlerësuar dëmet në zonën e Korçës, pas tërmetit të fuqishëm që tronditi korçarët ditën e djeshme, pasojë e së cilit u detyruan të kalonin natën në çadra, ndërsa disa persona morën ndihmë edhe në spital.
Në njoftim Ministria e Mbrojtjes bën me dije se “janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara.
230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhe FA: 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzës. Në Floq funksionon shërbimi shëndetësor 24 orë.
Gjithashtu banorët janë furnizuar me ushqime dhe ujë, janë siguruar zonat e prekura me forca policore dhe deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmetet, 7 prej të cilave të riparuara.”/Ora News/