Ministria malazeze heq fusnotën në emrin e Kosovës, thotë se ishte gabim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi e ka hequr dhe e ka quajtur gabim teknik vënien e fusnotës te emri i Kosovës, në rregulloren e re që nxori sot për lëvizjen transit të qytetarëve.

Kur flitej për qytetarët e Kosovës, ishte vënë edhe fusnota, që nënkupton pozicionin e palëve karshi statusit të Kosovës, përkatësisht pozicionin e Serbisë në përputhje me Rezolutën 1244 dhe pozicionin e Kosovës që mbështetet në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Fusnota tashmë është hequr dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Malit të Zi ishte veç një gabim teknik.

“Me rastin e përgatitjes së tabelës me masa të reja në luftën kundër koronavirusit, ka ardhur deri te gabimi teknik, me ç’rast Kosovës i është vënë ylli”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie, përcjell portali CDM.

Share This Article