Ministrja: Brataj doli pozitiv, i urojmë ta kalojë sa më lehtë

albnews
By
1 Min Read

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu konfirmoi se drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është prekur nga koronavirusi.

Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.

Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!

© SYRI.net

Share This Article