“Ministrja e Arsimit shkarkohet në ditën e parë të shkollës”- Gazment Bardhi: S’kanë rëndësi emrat e rinj, njësoj do e mbrojnë korrupsionin e Ramës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se shkarkimet e ministrave janë bërë pa dhënë asnjë sqarim nga ana e kryeministrit Rama mbi arsyet e këtyre vendimeve.

Ai deklaroi se “ministrja Arsimit shkarkohet në ditën e parë të shkollës”, ndërsa shtoi se “kryeministri është i papaftë për të mbrojtur ndryshimet e veta në kabinetin qeveritar”.

Bardhi theksoi se nuk ka rëndësi si quhen ministrat e rinj, pasi sipas tij, “njësoj do ta mbrojnë korrupsionin e Edi Ramës”.

“Ministrja Arsimit shkarkohet në ditën e parë të shkollës dhe emërohet dikush tjetër. Nuk kemi sqarim publik përse shkarkohet ministrja e Jashtme kur përpara kemi Samitin e Berlinit, presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. Kryeministri është i papaftë për të mbrojtur ndryshimet e veta në kabinetin qeveritar.

Sa i përket emërimeve nuk ka rëndësi si quhen ministrat e rinj apo të vjetër, njëlloj do të vazhdojnë të mbrojnë korrupsionin e Edi Ramës. Problemi nuk janë anëtarët e kabinetit, por Rama”, tha kreu i Grupit të PD.

Share This Article