Ministrja e Brendshme britanike ngel pa tekst, nuk di të japë përgjigje për azilin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman është vënë në një pozitë të vështirë, pasi nuk dinte ti jepte përgjigje, kërkesës së një deputeti.

Gjatë një diskutimi në një prej komisioneve të parlamentit britanik, deputeti Tim Loughton kërkon të dijë nga ministrja Braverman se si një 16 vjeçar nga kontinenti i Afrikës, mund të aplikojë në rrugë ligjore për të marrë azil në Britani.

Ministrja nuk dinte si ti jepte përgjigje, ndërsa tha se në momentin që ai vjen në Britani, mund të bëjë kërkesë ligjore.

Por këtu, deputeti i kërkoi të dijë, se si mund të vijë në Britani një adoleshent, apo në mënyrë ilegale. Këtë e pranoi ministrja e cila më pas nuk dinte të jepte shpjegime të mëtejshme se si mund të vepronte.

https://www.tiktok.com/@darrenfower/video/7169364042820095237?_r=1&_t=8XcS4jGYvqw&is_from_webapp=v1&item_id=7169364042820095237
Share This Article