Ministrja e Jashtme e Kanadasë Joly viziton të premten Tiranën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do të presë të premten në Tiranë në një vizitë zyrtare Ministren për Punët e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly, njoftojnë burime mediatike. 

Vizita e saj në Shqipëri ëshjtë pjesë e turit të saj në Evropë, që përfshin Slloveninë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Kjo është vizita e dytë e një Ministri të Jashtëm kanadez në Tiranë, në harkun kohor prej 9 vitesh. 

Vizita e Ministres Mélanie Joly në Shqipëri dëshmon për intensifikimin e shkëmbimeve dhe dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet dy vendeve. 

Marrëdhëniet politike dhe diplomatike Shqipëri-Kanada janë zhvilluar akoma më shumë gjatë këtyre viteve, me ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të ndërsjellë. 

Të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta dhe si aleate në NATO janë të angazhuara për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. 

Ministrja e Punëve të Jashtme e viziton Shqipërinë në një kohë kur roli dhe kontributi i Kanadasë në arenën ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, ku spikat roli aktiv i Minsitres Joly.

Vizita e saj vjen në një kohë kur Shqipëria ka marrë për të dytën here presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB, mandati që nis pikërisht më 1 shtator, ditën e vizitës së zonjës Joly në Tiranë. 

Share This Article