Connect with us

Albania

Ministrja ekuadoriane flet për mafien shqiptare në OKB

Published

on

Kartelet shqiptare në Amerikën Latine kanë marrë vëmendjen e botës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ka qenë Ministrja e Punëve të Jashtme të Ekuadorit, Gabriela Sommerfeld e cila i ka përmendur me emër kartelet shqiptare bashkë me ato meksikane ‘Sinaloa’ dhe ‘Jalisco Nueva Generación’

Sipas medave të huaja Sommerfeld bëri thirrje për reformë të sistemit shumëpalësh për të adresuar sfidat reale me të cilat përballen vendet në zhvillim, veçanërisht kërcënimin e krimit të organizuar transnacional si një rrezik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare .

“Multilateralizmi duhet të evoluojë për t’iu përgjigjur kërkesave aktuale të njerëzve dhe për t’u përballur me kërcënimet e reja”, tha Sommerfeld, i cili përfaqësoi Presidentin Daniel Noboa në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sommerfeld argumentoi se: Koncepti i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare duhet të zgjerohet për të përfshirë krimin e organizuar transnacional , një fenomen që minon qeverisjen, nxit korrupsionin, përjetëson dhunën dhe gërryen perspektivat për progres.

Advertisement

“Këto organizata shkaktojnë pasoja ekonomike, politike dhe sociale të ngjashme me ato të konflikteve të armatosura ndërkombëtare. Nuk po flasim për bandat lokale, por përkundrazi për rrjetet dhe zinxhirët logjistikë ndërkombëtarë që lëvizin mijëra ton drogë, shfrytëzojnë minierat ilegale, trafikojnë armë, njerëz dhe madje edhe organe njerëzore”, denoncoi ajo nga Nju Jorku.

Sommerfeld theksoi se Presidenti Noboa e shpalli Ekuadorin një “konflikt të armatosur jo-ndërkombëtar” në fillim të vitit 2024, me qëllim frenimin e përshkallëzimit të paparë të dhunës së lidhur me krimin e organizuar. Ky vendim çoi në klasifikimin e bandave kriminale si grupe terroriste, duke përfshirë organizatat e lidhura me kartelet meksikane Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generación dhe mafian shqiptare në Evropë.

“Pa e kërkuar, për shkak të afërsisë me vendet kryesore prodhuese të kokainës në botë, Ekuadori është në vijën e parë të betejës kundër krimit të organizuar transnacional dhe po zhvillon një luftë ekzistenciale kundër narkoterrorizmit “, tha zyrtarja.

Advertisement

Ministrja deklaroi gjithashtu se vendi ka bërë përpjekje dhe burime të jashtëzakonshme për të mbrojtur sigurinë dhe për t’i vënë qytetarët në vend të parë, duke arritur një rekord prej 294 tonësh konfiskimesh droge në vitin 2023.

Sommerfeld përmendi gjithashtu referendumin e promovuar nga kreu i shtetit për të reformuar Kushtetutën, i cili përfshin mundësinë e lejimit të krijimit të bazave ushtarake të huaja.

“Reforma do t’u lejojë vendeve të tjera të ofrojnë pika strategjike që mund të përdoren për të kontrolluar dhe monitoruar aktivitetet kriminale në dobi të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare,” tha ajo.

Advertisement

Ajo u prit në sallat e OKB-së nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres dhe më pas zhvilloi takime me përfaqësues të Paraguait, bllokut evropian, dhe mori pjesë në takimin e SHBA-së të quajtur “Shpërbërja e Organizatave Kriminale Transnacionale në Hemisferën Perëndimore”.

Continue Reading

Albania

Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi

Published

on

By

Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.

Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.

“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Continue Reading

Albania

Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës

Published

on

By

Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Continue Reading

Albania

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Published

on

By

Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.

Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.

“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania1 day ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

UK1 day ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Trending