Ministrja franceze e Kulturës: Doemos duhet të pranojmë se kolonializmi është krim dhe barbarizëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bachelot konfirmoi se ligji për kthimin e disa vlerave kulturore që i përkasin Senegalit dhe Beninit u miratua unanimisht nga Asamblea Kombëtare dhe Senati

Ministrja franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot, ka deklaruar se Franca doemos duhet të pranojë se kolonializmi është krim dhe barbarizëm dhe se vendi i saj ka marrë pjesë në të.

Për gazetën franceze L’Opinion, Bachelot konfirmoi se ligji për kthimin e disa vlerave kulturore që i përkasin Senegalit dhe Beninit u miratua unanimisht nga Asamblea Kombëtare dhe Senati.

“Siç tha (presidenti francez) Emmanuel Macron, doemos duhet të pranojmë se kolonializmi është një krim, barbarizëm dhe se ne kemi qenë të përfshirë në të”, tha Bachelot.

Macron në vitin 2017 qëndroi për vizitë në Algjeri, me ç’rast tha se kolonializmi është një krim kundër njerëzimit.

Share This Article