Ministrja gjermane e Mbrojtjes viziton Kosovën, takon ushtarët në KFOR

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU) ka vizituar sot Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Kramp-Karrenbauer në Kosovë është takuar me ushtarët gjermanë të KFOR-it, transmeton Koha.net.

“I lumtur të mirëpres ministren e mbrojtjes së Gjermanisë, Kramp-Karrenbauer për vizitën e saj tradicionale bërë trupave të KFOR-it në Kosovë. E shoqëruar gjithashtu nga një delegacion nga Bundestagu. Shkëmbime të mira për situatën e vendit”, ka shkruar Heldt në Twitter.

Derisa Kramp-Karrenbauer ka thënë se KFOR-i vazhdon të jetë i rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin.

“Sot, ashtu si 20 vjet më parë KFOR-i vazhdon të jetë i rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Përdorimi i ushtarëve tanë shoqërohet me ngarkesa të veçanta, veçanërisht kur rrugët dekorohen në mënyrë festive në vendlindje. Faleminderit për angazhimin tuaj”, ka shkruar ajo.

Nuk është raportuar se ajo ka mbajtur takime me zyrtarët e institucioneve të Kosovës.

Share This Article