Ministrja gjermane flet për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE: Kemi sinjale pozitive nga Bullgaria

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Tirana nga ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann ka deklaruar se është optimiste sa i përket integrimit të vendit tonë në BE.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me zv. kryeministrin Arben Ahmetaj ajo ka thënë se qeveria gjermane ka nisur punën që integrimi i vendeve të Ballkanit në BE të bëhet konkret sa më parë.

“Si qeveri e federale në marrëveshjen tonë të koalicionit kemi përcaktuar prioritetet. Do punojmë  që anëtarësimi në BE e të gjitha vendeve të Ballkanit të bëhet konkrete. Që prej marrjes së detyrën prej një muaji e kam tematizuar këtë çështje në Bruksel që të ecim sa më parë.Jam optimiste që në të ardhmen e afërt të bëjmë hapa përpara në këtë drejtim”.

E pyetur nëse qeveria gjermane është pro ndarjes së  Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në çështjen e integrimit, ajo nuk dha një përgjigje konkrete por theksoi se është e rëndësishme që të ecet sa më shpejtë në këtë rrugëtim. Sipas ministres gjermane, janë bërë hapa përpara në këtë drejtim dhe kanë marrë sinjale pozitive nga Bullgaria, e cila ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe po pengon këtë proces.

“Sikurse e thashë për ne është më rëndësi thelbësore që të ecim sa më shpejt në këtë rrugë në nisjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë, kemi marrë sinjale pozitive edhe nga Bullgaria. Do angazhohemi të gjejmë në një moment të përshtatshëm dhe zgjidhjen”, u shpreh ministrja.

Share This Article