Ministrja Haxhiu takoi ambasadorin, Nicholas Abbot

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
????????????????????????????????????

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot.

Gjatë këtij takimi, Ministrja Haxhiu ka falënderuar qeverinë britanike që si partnerë kyç ndërkombëtarë mbështesin konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ministrja Haxhiu, gjatë takimit e njoftoi ambasadorin Abbot për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë në fushën e sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, hartimit të legjislacionit që ndihmon në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ndërsa ambasadori Abbot tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë përkrahjen për Republikën e Kosovës me theks të veçantë në luftimin e krimit dhe korrupsionit si dhe në krijimin e kushteve të reja për investime për të rinjtë në vend.

Ministrja Haxhiu dhe ambasadori Abbot, u dakorduan që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar duhet të vazhdoj në konsolidimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.​

Share This Article