E shtuna ka qenë një ditë e zezë për Ministren e Kulturës, Elva Margariti. Bashkëshorti i saj, Artan Asllani, me profesion arkitekt, është ndarë sot nga jeta në moshën 50 vjeçare pas një sëmundje të gjatë nga e cila vuante.
Homazhet për të ndjerin do të zhvillohen ditën e nesërme në orën 09:00, ku do të përcillet më pas drejt banesës së fundit në varrezat e Tufinës.
Kujtojmë se Elva Margariti u bë pjesë e kabinetit “Rama 2” në dhjetor të vitit 2018.
Daja i të ndjerit, Bashkim Mertiri, teksa ndan lajmin e trishtë në facebook, thotë se ikja e tij e parakohshme la një trishtim të thellë te familjarët.
“Sot u nda nga jeta pas nje semundje te gjate nipi im, Artan Asllani, djali i motres time, duke na pikelluar te gjitheve, per kete largim para kohe nga kjo jete….Te ndrihte shpirti atje lart Tani jone….Do mbetesh gjithmone ne zemrat tona.Nuk dote harrojme kurre….!”
Ndërsa Admir Malaj, thotë se Tirana humbi një krijues.
“Me vjen shume keq per humbjen e parakohshme te arkitektit Artan Asllani. Do t’i mungoje Tiranes, qe une quaj Tirane.Nuk kisha njohje personale, por me ka rastisur te shkoj tek dyqani i tij, nje atelier, i cili kishte formen e nje hapesire butik te paperfunduar. Te bente te ndjeheshe special, pertej banalitetit te konsumizmit, ai te jepte lirine e frymezimit, nuk te diktonte zgjidhje perfundimtare.Nje vend ku mund te inspiroheshe dhe ndertoje me imagjinaten tende, ate qe do ishte hapesira jote e shtepise, e punes, apo e bashkejeteses sociale.Dy here qe kam shkuar, kam gjetur vete arkitektin, qe me ka shoqeruar neper objektet dhe kombinimet e tyre, here rastesore, here te jetuara, qe te krijonin ndjesine e nje-pas-njeshmerise se instalacioneve artistike. Sepse ne atelier-in e tij cdo objekt dhe kombinim kishte nje histori, qe ai ta tregonte aq bukur, si nje perralle nga kohe te kaluara.Ne atelier-in e tij gjeje artizanatin Italian dhe Shqiptar, gjeje artin, e ne fund te fundit gjeje veten, me shume se sa objekte apo kombinime.Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te shtrenjte dhe Tiranes, qe une quaj Tirane, e cila humbi nje krijues”./Ora news/