Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot do ta vizitojë Qendrën për trajim të pilotëve në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec.
Shkas për vizitën e punës është fillimi i trajnimit të gjeneratës së re të nëntë të kandidatëve për pilotë. Ministrja do të ketë mundësi ta shikojë edhe trajnimin e pilotëve ushtarakë polakë të cilët trajnohen në simulatorin MI24 në këtë Qendër.