ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford 3 hours ago
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç 4 hours ago
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës 4 hours ago
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York 4 hours ago
Rubin në Hagë: Trajtim i pazakontë ndaj një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Minxhozi: Shqipëria dhe Kosova në 2019 rritën shkëmbimin tregtar për 15 për qind

albnews by albnews
2 January, 2020
in Albania, Kosova
0
Minxhozi: Solidariteti nga Kosova e ka bashkuar kombin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, thekson se në 2019-n Shqipëria dhe Kosova kanë rritur shkëmbimin tregtar, duke shkëmbyer 15 për qind më tepër se në 2018 dhe kanë shmangur disa barriera doganore, por prapë ka pengesa.

Ai për kosovapress tha se duhet të forcohet tregu midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke krijuar të gjitha hapësirën që mos të ketë barriera për zhvillimin e shkëmbimeve mes Kosovës e Shqipërisë.

Edhe pse marrëdhëniet politike së fundmi nuk janë të kënaqshme, veçmas prej iniciativës për Mini-Shengen Ballkanik, megjithatë sa i përket marrëdhënieve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës ai thotë se ka trend rritës.

RelatedPosts

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Rubin në Hagë: Trajtim i pazakontë ndaj një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht

Gjermania i bën thirrje qeverisë së Kosovës të tregojë përmbajtje në lidhje me shënjestrimin e institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia

Minxhozi thotë se i takon qeverisë së ardhshme t’i përcaktojë prioritet e zhvillimit rajonal dhe nacional ndërkombëtar për Mini-Shengen, teksa deklaron se në radhë të parë të dyja qeveritë duhet ta forcojnë tregun midis Shqipërisë dhe Kosovës.

“Herë pas herë ka edhe konflikte dhe bërryla që ndodhin… Në radhë të parë ne duhet të forcojmë tregun midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ne duhet të krijojmë gjithë hapësirën që mos të ketë barriera për zhvillimin e shkëmbimeve midis nesh. Mendoj se në qoftë se vjen një investitor në Kosovë, ai patjetër duhet të shkoj edhe në Shqipëri dhe anasjelltas, sepse ne jemi dy vende të vogla. Ne duhet të jemi shembull edhe për Ballkanin për sa i përket heqjes së barrierave për thithjen e investimeve të huaja. Kur flasim për bashkim kombëtar që është një dëshirë shumë e madhe, që ka një domethënie në radhë të parë për bashkim tregjesh dhe të interesave të përbashkëta që janë në funksion të zhvillimit të ekonomisë. Megjithatë këtë çështje nuk e kemi bërë mirë ashtu siç duhet. Është një lajm i mirë që janë hequr barrierat sa i përket energjisë elektrike që për këtë ka përfituar edhe Shqipëria”, thotë Minxhozi.

Diçka që nuk po i pëlqen diplomatit shqiptar këtu në Kosovë, janë vështirësitë për të marrë leje qëndrimi shtetasit nga Shqipëria. Minxhozi po kërkon trajtim më të veçantë për qytetarët dhe biznesmenët për leje qëndrimi.

“Për të bërë biznes në Shqipëri procedurat tashmë janë më të çliruara, e njëjta gjë ndodhë edhe për bizneset që vijnë nga Shqipëria. Këtu në Kosovë ka një problem shumë të madh, është shumë e vështirë për të marrë një leje qëndrimi në Kosovë për një shtetas të Shqipërisë, për një biznesmen të Shqipërisë. Kjo për shkak se nuk është me ligj që për shqiptarët të ketë një trajtim tjetër. Për të marrë një leje qëndrimi në Kosovës është tepër e vështirë dhe leja e qëndrimit duhet të përsëritet për çdo vit. Në Shqipëri është më liberale. Një biznesmen nga Kosova mund të shkoj në Shëngjin dhe të bëjë biznes shumë lehtë. Ndaj, këtu në Kosovë nuk ndodhë. Pra, kur themi se ka vështirësi, këto janë të dy anshme dhe nuk kemi punuar aq sa duhet si ne në Shqipëri, edhe këtu në Kosovë për t’i hequr këto barriera që janë një hendikep i madh”, deklaron ai.

Ndërkaq, ambasadori Minxhozi po pranon se taksa rrugore në “Rrugën e Kombit”, është e shtrenjtë, por po shpreson që do të ketë një ulje të çmimit të taksës në të ardhmen.

Sipas ambasadorit, sikurse që ka biznese të Kosovës që ankohen se në Shqipëri nuk ka klimë të favorshme për të bërë biznes, ashtu edhe bizneset e Shqipërisë po ankohen për kushtet e të bërit biznes në Kosovë.

“Krahasuar me vitin e kaluar, sivjet Shqipëria dhe Kosova kanë shkëmbyer midis tyre 15 përqind më tepër se vitin e kaluar. Ka shumë se që thonë se nuk kanë qenë efektive mbledhjet e qeverive apo marrëveshjet, por unë po them se nuk kanë arritur aty ku mendonim në zbatimin e tyre që kanë arrit në mbledhje, por prapë se prapë në një masë të konsiderueshme janë bërë… Gjithsesi këto i kanë dhënë një shtytje procesit. Matësi kryesor është ekonomia dhe kjo po ecën mirë, prapë, ka mundësi për t’u bërë më mirë, por duhet të ndërmerren dhe disa aksione në nivelin e mesëm jo thjesht veç me politikë të lartë, angazhim duhet dhe në administratë që të shmangen disa burokraci të dyfishta, të dy anshme që janë”, thekson Minxhozi.

Po ashtu, Minxhozi pohon se janë shmangur disa barriera doganore, por ende disa prej tyre janë pengesë për bizneset, sikurse certifikatat sanitare dhe çmimi i lartë i skanerit të mallrave në kufi.

“Kemi shmangur disa barriera doganore, por prapë ato bëhen një pengesë. Porti i Durrësit është në funksion që është realizuar, por prapë se prapë ne do të shikojmë mundësinë që të mos ketë veprime të dyfishta që edhe Shqipëria dhe Kosova bëjnë. Ne duhet të bëjmë një herë e përgjithmonë një rregull në praktikë për sa i përket… certifikatave sanitare. Po shikojmë mundësinë e skanerit që të ketë një zbutje, sepse akoma mbetet një pengesë”, thotë ai.

Minxhozi është shprehur mirënjohës për humanitetin dhe solidaritetin e kosovarëve të treguar në tragjedinë e ndodhur nga tërmeti që e goditi Shqipërinë në nëntor.

Këtë vit, Kosova ka importuar mallra nga Shqipëria në vlerë mbi 250 milionë euro, ndërsa ka eksportuar rreth 70 milionë euro.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

16 September, 2025
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

16 September, 2025
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

16 September, 2025
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result