Stipe Miocic e ka mposhtur Daniel Cormierin me vendim unanim të gjyqtarëve në trilogjinë e tyre të shumëpritur për titullin e botës në kategorinë e rëndë në UFC, duke u konfirmuar si luftëtari më i mirë në historinë e këtij sporti.
Cormier e konfirmoi pensionimin pas këtij meçi të shtunën mbrëma në Las Vegas.
Në takimin e parë mes vete në korrik të vitit 2018, Cormier e kishte tronditur Miocicin duke e rrahur qysh në rundin e parë, duke u shpallur kampion për herë të parë në kategorinë e rëndë.
Por Moicic e kishte bërë një paraqitje të shkëlqyer në rimeçin mes tyre në gusht të vitit të kaluar duke e rikthyer titullin e botës.
Dhe tani, ata janë përleshur edhe një herë për herë të fundit, në stadiumin UFC Apex në Las Vegas, pa praninë e tifozëve.
Miocic, 37-vjeçar, doli fitues me pikë, 49-46, 49-46 dhe 48-47, sipas vlerësimit të tre gjyqtarëve.
“Ta shpif të jesh humbës i dy luftërave të mëdha dhe trilogjive, është shumë pikëlluese. Por do ta përballoj edhe këtë siç jam mësuar të përballoj në të kaluarën”, tha Cormier, 41-vjeçar.
“Unë nuk jam i interesuar të luftojë për gjëra të tjera përveç titujve dhe nuk mendoj se do të ketë titull në të ardhmen, prandaj me kaq po i jap fund”, shtoi ai.