Miqësia franko-britanike, Mbreti Charles në Paris: Mes vendeve, marrëdhënie solide

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbreti Charles III ka përshëndetur “miqësinë solide” mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, në një darkë të mbajtur në nder të tij Sallën e Pasqyrave, në Pallatin e Versajës.

Vizita shtetërore synon të vërë në dukje miqësinë e rinovuar mes Londrës dhe Parisit, me monarkun që ngriti një dolli në frëngjisht.

“Zoti president, ju mund të mbështeteni tek miqësia solide që po ripërtërihet dhe rigjallërohet në çdo gjeneratë që kalon”, tha Charles III, mbret i Britanisë së Madhe.

Charles III dhe bashkëshortja Camilla po zhvillojnë një vizitë treditore në Francë, e planifikuar fillimisht në mars, por e shtyrë për shkak të protestave kundër reformës së pensioneve të mbajtur në Francë.

Më herët ata u pritën me një ceremoni madhështore të organizuar në monumentin e Harkut të Triumfit nga presidenti Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte.

Share This Article