Miratimi i paketës prej 6 mld eurosh për Ballkanin Perëndimor, ambasadori i BE: Lajm i madh! Nxit anëtarësimin e Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka reaguar pasi Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Europian, miratuan paketën prej 6 miliardë eurosh për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Gonzato shkruan se kjo paketë është nxitje e madhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.“Lajm i madh! Sot kryesia e Këshillit dhe Parlamenti Europian kanë arritur një marrëveshje për Planin e Rritjes 6 miliardë euro të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo paketë është një nxitje e madhe për anëtarësimin e Shqipërisë. Ai do të hapë mundësi të reja për njerëzit nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor para anëtarësimit në BE”– shkruan Gonzato.

Share This Article