Miratimi nga parlamenti i marrëveshjes së re për Brexit ende i paqartë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia irlandezo-veriore DUP, euroskeptike dhe ultrakonservatore ka vetëm 10 deputetë, megjithatë mbështetja e saj është thelbësore për kryeministrin Boris Johnson, i cili nuk ka shumicën në parlament.

Partia unioniste e Irlandës së Veriut, DUP, aleate e konservatorëve të Boris Johnson-it në Parlamentin britanik, ritheksoi sot kundërshtimin e saj ndaj marrëveshjes së negociuar mes Londrës dhe Bashkimit Europian, duke rritur së tepërmi pasigurinë e miratimit të saj nga ana e deputetëve.

“Kundërshtimi ndaj këtij kompromisi në përgatitje e sipër, mbetet pozicioni ynë”, tha një burim në partinë DUP.

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi sot se kishte arritur një marrëveshje të shkëlqyer për Brexit me Bashkimin Europian, vetëm disa orë nga takimi i BE-së për të vulosur fatin e largimit të Britanisë së Madhe nga BE pas dy javësh.

“Ne kemi një marrëveshje të shkëlqyeshme të re që rifiton kontrollin”, tha në Twitter udhëheqësi konservator.

Ai u bëri thirrje deputetëve britanikë që të miratojnë marrëveshjen në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare të shtunën e ardhshme./ATSH/ 

Share This Article