Miratohen procedurat për hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve në fletën e votimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Rregullator shqyrtoi dhe miratoi sot unanimisht projektvendimin “Për procedurën e hedhjes së shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021”.

Vendimi përcakton rregullat për hedhjen e shortit, për përcaktimin e renditjes në fletën e votimit të subjekteve zgjedhore.

Akti përmban 7 nene ku përcaktohet hedhja e shortit për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit në zgjedhjet për Kuvend, veprimet paraprake përpara hedhjes së shortit dhe procedura e shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore.

Gjithashtu, parashikon miratimin e rezultatit të shortit dhe ankimimin e tij.

Share This Article