Miratohet indeksimi i pensioneve në masën 8.6%, Ministri i Financave, Ervin Mete: Përfitojnë mbi 767 mijë persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Meta ka njoftuar se në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore është marrë vendimi për të miratuar indeksimin e pensioneve.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se nga data 1 Tetor, mbi 767 mijë penionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6%.

“Kjo masë siguron mbrojtje më të madhe shoqërore. Ajo është vazhdim i politikave që Qeveria shqiptare po zbaton për të reduktuar efektet e rritjes së inflacionit dhe për të siguruar më shumë mirëqenie për qytetarët”, shkruan Mete.

Kujtojmë që për herë të fundit pensionet janë indeksuar në masën 6% tetorin e vitit të kaluar.

Postimi i Ervin Metes
Në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku vendimi i parë pas marrjes së kryesimit ishte miratimi i indeksimit të pensioneve.
Nga data 1 Tetor, mbi 767 mijë penionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6%.
Kjo masë siguron mbrojtje më të madhe shoqërore. Ajo është vazhdim i politikave që Qeveria shqiptare po zbaton për të reduktuar efektet e rritjes së inflacionit dhe për të siguruar më shumë mirëqenie për qytetarët.

Share This Article