Me 114 vota pro, asnjë kundër e asnjë të përmbajtur deputetët miratuan para kohe Marrëveshjen për anëtarësim në aleancën Veri-Atlantike, në mënyrë që të mos bllokohet integrimi i vendit në NATO për shkak të shpërbërjes së Kuvendit për zgjedhjet e prillit.
Deri në anëtarësimin e plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në NATO, si anëtare e 30-të mbetet vetëm ratifikimi i Protokollit në Spanjë.
Gjatë seancës plenare, Presidenti, Stevo Pendarovski dhe kryeministri teknik, Oliver Spasovski theksuan se anëtarësimi në NATO u bë i mundur falë kompromiseve me fqinjët, falë Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe në veçanti, Marrëveshjes së Prespës.