ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë 3 hours ago
Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist 3 hours ago
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit 3 hours ago
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024 3 hours ago
Sunderland i Granit Xhakës frenon dhe Arsenalin; barazim 2-2 në frymën e fundit 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Mirë se erdhe Heroi ynë”. Festivali folklorik në Pustec, Mickoski: Jemi maqedonas krenarë

albnews by albnews
27 July, 2025
in Albania, Maqedonia
0
“Mirë se erdhe Heroi ynë”. Festivali folklorik në Pustec, Mickoski: Jemi maqedonas krenarë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut falënderoi banorët e Pustecit për besnikërinë dhe atdhedashurinë e treguar për vendin e tyre, pavarësisht se jetojnë në një territor tjetër.

Gjatë fjalës së tij në Festivalin Folklorik në bashkinë minoritare, Mickoski u tha banorëve të Pustecit se janë sinonim i besnikërisë dhe dinjitetit.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

“Sot, kur qëndroj përpara jush, nuk flas vetëm si Kryeministër i Qeverisë, por flas si një njeri që beson se një komb përbëhet pikërisht nga kjo, lidhja mes njerëzve që e ndjej si timen, pa dallim se ku jetojmë. Edhe kur jemi afër, edhe kur jemi larg, qoftë në atdhe apo jashtë tij, ndjenja, identiteti, përkatësia, të gjitha bëhen një. Vendi juaj në këtë histori është i veçantë, jo vetëm sepse gjeografikisht jemi në shtete të ndryshme, por sepse ju jeni thellësisht në zemrën e atdheut tonë. Ju jeni sinonim i qëndrueshmërisë, i besnikërisë së heshtur, i dinjitetit dhe i përulësisë së njëkohshme. Edhe kur askush nuk ju pyeti, edhe kur askush nuk ju përmendi, ju mbetët ata që jeni. Dhe mbetët besnikë ndaj shtetit në të cilin jetoni”, tha ai.

“Mirë se erdhe Heroi ynë”. Festivali folklorik në

“Këtu, gjuha maqedonase nuk ruhet si zakon, por trashëgohet me dashuri. Këtu, kënga, zakonet, kujtimet janë pjesë e jetës suaj të përditshme. Pikërisht për këtë ndjehet një respekt i thellë kur dikush vjen këtu, jo nga formaliteti, por nga bindja e sinqertë. Më vjen keq që propaganda që ka ndjekur maqedonasit ndër histori nuk ju ka kursyer as ju. Ju jetoni këtu, i nderoni këto troje, i jetoni këto troje. Përmes zëvendësimesh, përmes presionesh, përmes ndalesash, kanë tentuar të tronditin atë që është e juaja, por ju mbetët të palëkundur”.

“Mirë se erdhe Heroi ynë”. Festivali folklorik në

I pritur me parrullën “Mirë se erdhe heroi ynë”, Mickoski falënderoi banorët e Pustecit për qëndresën e tyre përmes pengesave dhe trysnive. “Mos i lejoni askujt t’jua përcaktojë identitetin në vendin tuaj. Dhe prandaj, vëllezër dhe motra të dashur, Maqedonia ju përkulet. Thuhet se një shtet e tregon pjekurinë e vet përmes mënyrës se si sillet me ata që nuk janë në qendër. Ne sot duam të tregojmë se po mësojmë shtetndërtimin. Pra, duam të vendosim një marrëdhënie të re me ju. Ka të ardhme për çdo fëmijë që mëson në gjuhën amtare. Për çdo familje që dëshiron të qëndrojë këtu. Për çdo të ri që beson se ia vlen të qëndrosh vetja në vendin tënd”, tha ai në fjalën e tij, përcjell A2 CNN.

“Secili që jeton këtu ta dijë se nuk është vetëm. Dua që fshati Pustec të rritet me ndjenjën e përkatësisë, që nuk bazohet në frikë, por në vetëbesim. Dua që çdo prind këtu ta dijë se ka vlerë t’i mësojë fëmijës së vet gjuhën amtare. Dua të krijojmë kushte që këtu të jetohet më mirë, jo me fjalë boshe, por me rezultate të dukshme. Kjo nuk është takimi i fundit. Kjo është një fillim i ri dhe i pari nga shumë të tillë. Sepse puna jonë tani sapo ka filluar”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

8 November, 2025

Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist

8 November, 2025
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

8 November, 2025
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result