Doktoreshë Mirela Hasani në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, foli për rrugëtimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar, punën në mjekësi dhe aktivitetet e saj të ndryshme.
Me një eksperiencë prej 22 vitesh si mjeke dhe gjithashtu tregoi se është doktoreshë shkencash në fushën e mjekësisë.
“Nga Shqipëria kam ikur në 2019 dhe sapo kam marrë edhe statusin e qëndrimit. Kam pesë vite në Londër. Nuk ishte e lehtë në fillim. Unifikimi i diplomave të mia ishte më e lehtë sepse kisha diploma europiane dhe më krijoi mundësinë të marr më lehtë urdhrin e mjekut. Ishte edhe koha kur nisi periudha e COVID-19, por këtu mu dha edhe mundësia për të filluar punë dhe për të njohur komunitetin në Angli. Aty u dha kontributi i të gjithë mjekëve shqiptarë që punojnë në Londër”, u shpreh ajo.
Gjatë intervistës, Hasani foli edhe për situatën e largimin të infermierëve dhe mjekëve të rinj, duke u shprehur se është një fenomen i dhimbshëm.
“Është e dhimbshme, por edhe këtu ka lëvizje. Për një vend si Shqipëria është e dhimbshme sepse ndihet më shumë pjesa e largimit sidomos e atyre që janë “ajka e vendit”, ndërsa në vende të tjera ndjehet më pak”, u shpreh ajo.
Më pas u shpreh: “Largimin nga Shqipëria e bëra për vajzën time, isha një nënë e vetme në Shqipëri dhe doja t’i jepja një mundësi vajzës time. Unë kam punuar shumë dhe kam dhënë shumë dhe jam thyer disi, kishte një zhgënjim aty ku unë punojë dhe kjo më dha edhe një shtysë për t’u larguar.

