ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 1 minute ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  3 minutes ago
Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona 4 minutes ago
Ndodh në aeroport/ Familjarët hipin në avion një grua të vdekur: Po fle gjumë, nuk ndihet mirë…  7 minutes ago
Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike, grupi dyshohet të jetë i lidhur me Pekinin, përdorën informacionet për… 9 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Mirëmbajtja e Amfiteatrit të Durrësit

albnews by albnews
18 January, 2021
in Albania
0
Mirëmbajtja e Amfiteatrit të Durrësit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Punonjësit e mirëmbajtjes në Durrës kanë nisur punën për kujdesin dhe pastrimin e monumenteve të kulturës për sezonin e ri turistik.

Qendra Muzeore Durrës ka filluar një proces pastrimi të monumenteve, Mureve Rrethuese dhe Amfiteatrit nga vegjetacioni.

RelatedPosts

Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

Big Brother VIP Albania 5 nis nesër, zbulohet emri i banorit të parë

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Sipas kësaj qendre, ky proces do t’i paraprijë punëve të zakonshme të pranverës, që janë të domosdoshme për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e pasurisë sonë të çmuar.

Qendra Muzeore Durrës bën të ditur se punonjësit kanë kryer pastrimin e monumenteve nga vegjetacioni.

Muret Rrethuese të qytetit janë ndërtuar me blloqe dhe shekujt i kanë kursyer deri në ditët tona. Masivet që shihen sot në Durrës janë ndërtuar nga perandori bizantin Anastasi I në shekullin e katërt pas Krishtit. Perandori thuhet se mbrojti qytetin me radhë muresh prej tulle nga të cilat sot kanë mbetur disa dhjetra metra. Lartësia e tyre fillestare mendohet të ketë qenë 18 metra dhe gjerësia u jepte epërsi ndaj sulmeve të kundërshtarëve.

Amfiteatri i Durrësit ka arkitekturë romake dhe është ndërtuar në fund të shek. I pas Krishtit, në periudhën e perandorit Trajan. Ai është shfrytëzuar për dyluftimet e gladiatorëve dhe të shtazëve të egra për afro 2 shekuj.

Monumenti është zbuluar në vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi. Deri tani është zbuluar rreth gjysma e amfiteatrit, me pjesën perëndimore dhe veriore të shkallareve, si dhe një pjesë e galerive.

Amfiteatri i lashtë, i ndodhur në qendër të qytetit dhe 350 metra larg detit në drejtimin jugor, po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

19 December, 2025
Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona

Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona

19 December, 2025
Ndodh në aeroport/ Familjarët hipin në avion një grua të vdekur: Po fle gjumë, nuk ndihet mirë… 

Ndodh në aeroport/ Familjarët hipin në avion një grua të vdekur: Po fle gjumë, nuk ndihet mirë… 

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result