Misionet e ndihmës humanitare të OKB-së për Gazën janë vonuar ose bllokuar nga Izraeli dhe telekomunikimet në Gaza janë ndërprerë për 4 ditë.
Këtë e denoncon Kombet e Bashkuara, duke saktësuar se vetëm 7 nga 29 misionet e organizuara që nga fillimi i vitit kanë arritur të përfundojnë.
Raporti ditor nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare vë në dukje se përqindja e misioneve të kryera, në 24%, është shumë më e ulët se periudha e mëparshme: nga tetori në dhjetor, 86% e misioneve u realizuan në veri të Gazës, pavarësisht konfliktin.
Për sa i përket ndërprerjes së internetit dhe shërbimeve telefonike për 4 ditë, kjo privon popullsinë e Rripit nga aksesi jetësor në informacion dhe paraqet një pengesë të mëtejshme për reagimin humanitar.