Mister mbi vdekjen e Navalny, Kremlini ndalon të ëmën të hyjë në morg, e veja takon sot Borrel! Zëdhënsja e Navalny: Po zgjasin hetimet
Deri në përfundimin e hetimeve, trupi i Navalny nuk duhet t’i kthehet familjes.
E ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes, Julia Navalnaya, e veja e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexey Navalny, pritet të takohet me ministrat e jashtëm evropianë në Bruksel.
Pas mbërritjes në Këshillin e Jashtëm përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha se regjimi i sanksioneve të BE-së për të drejtat e njeriut do të mbajë emrin Navalny
“Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe popullin rus që duan të jetojnë në liri dhe t’i bëjnë homazhe Navalny dhe në kujtim të Navalny-t u propozojmë ministrave të riemërtojnë regjimin tonë të sanksioneve për të drejtat e njeriut në emër të tij’ tha ai.
47-vjeçari Navalny, armiku më madh i Presidentit Vladimir Putin, vdiq në një burg rus të premten, 16 shkurt, pasi kaloi më shumë se tre vjet pas hekurave, duke shkaktuar zemërim dhe dënim nga udhëheqësit perëndimorë dhe mbështetësit e tij.