• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, July 4, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Misteret e zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit, si humbën gjurmët e Ervis Martinajt dhe ç’fshihet pas

Misteret e zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit, si humbën gjurmët e Ervis Martinajt dhe ç’fshihet pas

by albnews
15 December, 2022
in Albania
0
4
VIEWS

Ervis Martinaj i njohur si mbreti i lojërave të fatit në Shqipëri, vijon të mbetet i zhdukur dhe fati i tij ende mbetet mister.

Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala mbrëmjen e sotme është ndalur pikërisht tek ky rast… Çfarë ndodhi me personazhin e njohur të botës së krimit? U arratis, apo e rrëmbyen dhe e vranë?about:blank

Dokumentari- Pjesa e Parë

Asgjë e njohur rreth fatit të tij. Edhe pse kanë kaluar mëse 5 muaj, nga zhdukja e pandriçuar e atij që deri dje njihej si ‘Mbreti i Bixhozit’, Ervis Martinaj vazhdon të jetë i humbur.

Enigmat vazhdojnë, ndërsa familja këmbëngul se ai është rrëmbyer dhe vrarë, dhe se pas krimit makabër qëndrojnë njerëz të politikës. Ndonëse kryeministri i la afat, drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për fatin e Martinajt, nuk ka ende një përgjigje. Ndërsa Rrumbullaku që zëvendësoi Gledis Nanon, përsërit refreniin se hetimet për rastin janë në rrugë të mbarë….

Por, ndërsa babai i 4 fëmijëve u zhduk pa gjurmë në gusht të këtij viti, teksa ishte në kërkim ndërkombëtar, grupet rivale kishin kohë që kishin nisur fushatën për spastrimin e ushtarëve të tij.

Duke zgjedhur kohë pas kohe të kafshonin fort, pjesë nga trupi i copëtuar i grupit të atij që dikur cilësohej si i paprekshmi i botës së krimit.

Ku ende pa e marrë veten nga humbja e rëndë që pësoi me ekzekutimin e kushëririt të tij Brilant Martinaj dhe miqve të tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, ngjarje kjo, e ndodhur më 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë-Krujës, Ervis Martinaj, mori brenda pak javësh një tjetër goditje asfiksuese.

Që tregoi farë qartë se kundërshtarët tashmë ishin gjithmonë e më shumë një hap përpara grupit të tij kriminal. Që edhe pa këtë goditje, dukej të ishte mjaftueshëm i dobësuar përballë rivalëve.

Të cilët duke parë krahët e pambrojtur të Ervis Martinaj, kishin filluar ta sulmonin atë në pikat e tij më nevralgjike. Një sulm i tillë do të ishte edhe ai i fundit para se Ervis Martinaj të zhdukej. Sulmi me armë ndaj atij që njihej edhe si truri i nëndheshëm financiar i Martinaj.

Ylli Brahja, që mbante edhe mbiemrin Brahimi. Apo njohur ndryshe si krahu i djathtë i bosit të lojrave të fatit, të zhdukur tashmë që prej 10 gushtit 2022.  Një personazh, herë në hije, herë në dukje, që zhdukej dhe shfaqej rishtas në ngjarje të ndryshme kriminale.

Që më herët kishte qenë i skeduar në çështje droge dhe i përfshirë në lojëra fati. Por që edhe këtë herë do t’i shpëtonte paq një tjetër atentati të rëndë ndaj tij. Fat që nuk do ta kishte shoqëruesi i tij, i riu Klisman Preçi.

Skenë krimi, që u zhvillua mbrëmjen e 22 korrikut 2022, pikërisht në hyrjen kryesore të banesës së Ylli Brahjas. Aty, ku ai do të mendonte se do të ishte më sigurtë se askund tjetër. Por që autorët e kishin zgjedhur banesën e tij në qendër të Milotit, si vendin më të përshtatshëm për t’i dhënë goditjen e radhës me qëllim eleminimin e tij.

Plumba të panumërt të derdhur ndaj makinës së tij të blinduar, që nuk mundi t’i shpëtonte jetën mikut të tij, i cili ishte ngjitur në makinë me mikun e Martinajt, vetëm 10 metra larg nga vendi ku u qëllua.

I cili, edhe pse u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërroi jetë gjatë rrugës. Ndërsa Ylli Brahja, mori plagë të rënda, por mundi ti shpëtojë edhe këtë herë atentatit të radhës ndaj tij. Pas një kurimi të gjatë në spitalin e Traumës.

Policia e Kurbinit

“Më datë 22 korrik 2022, rreth orës 20.50 është njoftuar salla operative e Komisariatit të policisë Kurbin, se në qytetin e Milotit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka viktima.

Gjatë rrugës është komunikuar me oficerin e policisë, A.P, i cili ka pohuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë banesës së Ylli Brahjas, pranë ‘Postës Shqiptare’ në Milot.

Sapo është mbërritur, nga ana jonë në vendin e ngjarjes, në sheshin e pallatit pranë banesës së shtetasit Ylli Brahja është konstatuar një mjet Fuoristradë Toyota “Land Chrysler” ngjyrë e zezë, e dëmtuar me armë zjarri.

Pas komunikimit me punonjësin e policisë, u mësua se në automjetin Fuoristradë Toyota kanë qenë dy persona, Klisman Preçi dhe Ylli Brahja.

Të dy këta persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri dhe janë dërguar në spital me makinë private, ku Ylli Brahja është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa Klisman Preçi është trasportuar në drejtim të spitalit të Traumës, ku ka mbërritur pa shenja jete”.

Grupi i hetimit konstatoi në vendngjarje, një automjet të blinduar, tip Fuoristradë Toyota ‘Land  Chrysler’, ngjyrë të zezë me targë SK1447 BA.

Automjet ku viheshin re dëmtime të shumta si pasojë e shpimit nga plumbat, kryesisht në pjesën e pasme të tij, si edhe në xhamin e parmë të krahut të majtë të shoferit. Xham i cili ishte plotësisht i dëmtuar nga predhat e armëve të zjarrit. Çka tregonte se automjeti ishte qëlluar nga pas dhe objektivi ishte eleminimi i Ylli Brahjas.

Dosja Hetimore

Në momentin e kqyrjes, automjeti u rezultua i ndezur. Ndërsa të dy dyert e krahët të majtë u fiksuan gjysmë të hapura. 

Nga dera e shoferit u konstatuan gjurmë këmbësh, me një gjatësi prej 20 metra, që mbaronin në asfaltin e shëtitores.

Që përkonin me ato të Ylli Brahimit, që ishte larguar me vrap për ti shpëtuar plumbave.

Po kështu në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u fiksuan si prova materiale 108 gëzhoja, model 56 kalibër 7.62.

Vetëm një orë nga ndodhja e krimit, grupi hetues u njoftua nga policia, se jo shumë larg vendit të ngjarjes kishin gjetur një makinë të djegur. Makinë ku pas verifikimit u gjetën edhe dy armë, që mendoheshin se ishin përdorur në krim.

Dosja Hetimore

Në orën 21.30 u mor njoftim nga salla operative Kurbin se në vendin e quajtur fshati Gramzë, rrethi Krujë, po digjej një automjet dhe mund të kishte lidhje me ngjarjen e ndodhur në afërsi të postës së Milotit.

Nga kqyrja, automjeti i djegur plotësisht, rezultoi të ishte i markës Audi A7.

Ku brenda tij u konstatuan dy armë zjarri kallashnikov, me nga dy karikatorë secili.

Të nesërmen e ngjarjes, me datë 23 Korrik 2022, u bë kqyrja me detaje, me ndriçim natyral i dy mjeteve, konkretisht:

Mjeti Toyota “Land Chrysler” ngjyrë e zezë me targa SK1447BA e blinduar.

Ku gjatë kqyrjes u konstatuan në brendësi të automjetit 4 predha të tjera si ato të armëve të zjarrit  si dhe 68 dëmtime predhash të shkaktuara nga arma e zjarrit me drejtim nga mbrapa para dhe nga ana e majtë në të djathtë të këtij mjeti.

Gjatë kqyrjes së automjetit Audi A7, për shkak të djegies së tij plotësisht, nuk u bë i mundur identifikimi i numrit të shasisë.
Personi i parë që e transportoi Ylli Brahjan fillimisht drejt Spitalit të Lezhës, ishte Edison Lleshi. Banor i Milotit, i cili rrëfeu për grupin hetues, edhe këtë moment.

Edison Lleshi: Në kohën kur u qëllua me armë ndaj Klisman Preçit dhe Ylli Brahjas (Brahimit) unë kam qenë në Laç dhe isha duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Milotit me makinën time tip AUDI A4.

Kur kam arritur në Milot, pashë se në rrugën kryesore të qytetit ishin grumbulluar shumë njerëz dhe dallova se në rrugë ishte i shtrirë Ylli Brahja, që ne e njohim si Ylli Brahimi.

Ishte i gjakosur dhe mezi fliste. Njerëzit që ishin aty më thanë çoje në spital se është në gjendje të rëndë. Unë bashkë me njerëzit që ishin aty e kemi vendosur në makinën time dhe jam nisur në drejtim të spitalit Lezhë ku e morën mjekët

Previous Post

Liberalizimi i vizave, arrihet marrëveshja e madhe për Kosovën, zbardhen me shpejtësi detajet

Next Post

Të qara fëmijësh dhe panik, zbulohet mesazhi zanor ne WhatsApp para mbytjes së varkës me emigrantë

albnews

albnews

Related Posts

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen
Albania

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025
“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper
Albania

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

4 July, 2025
Shkarkimi i Veliajt? Rama në dilemë: Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë!
Albania

Shkarkimi i Veliajt? Rama në dilemë: Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë!

4 July, 2025
Next Post
Të qara fëmijësh dhe panik, zbulohet mesazhi zanor ne WhatsApp para mbytjes së varkës me emigrantë

Të qara fëmijësh dhe panik, zbulohet mesazhi zanor ne WhatsApp para mbytjes së varkës me emigrantë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Debati për emigrantët në Britani, Artan Hoxha: Punëtorët e “shtëpive të barit” rekrutohen në fshatra! Ja si shmangin gjurmimin

Debati për emigrantët në Britani, Artan Hoxha: Punëtorët e “shtëpive të barit” rekrutohen në fshatra! Ja si shmangin gjurmimin

4 July, 2025
Wimbledon pranon të thyejë rregullin shekullor për të nderuar Diogo Jota-n

Wimbledon pranon të thyejë rregullin shekullor për të nderuar Diogo Jota-n

4 July, 2025
Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

4 July, 2025
Andi Bushati: Zegjineja, një bibë e pilotuar nga Rama! Pashë një skenë të llahtarshme në Bashkinë e Vlorës

Andi Bushati: Zegjineja, një bibë e pilotuar nga Rama! Pashë një skenë të llahtarshme në Bashkinë e Vlorës

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5063 shares
    Share 2025 Tweet 1266
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2539 shares
    Share 1016 Tweet 635
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1948 shares
    Share 779 Tweet 487
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1860 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1718 shares
    Share 687 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM