ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shefi i ushtrisë britanike: I gjithë vendi duhet të përgatitet për kërcënimin rus 7 hours ago
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur 7 hours ago
VIDEO/ Heroi që shpëtoi qytetin! Mblidhen 1 mln dollarë pë burrin që i mori armën terroristit në Australi! CEO miliarder i dhuron … 8 hours ago
“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë 8 hours ago
Plas te Chelsea, Enzo Maresca drejt shkarkimit/ Ja emrat që përfliten se do të zëvendësojnë italianin 8 hours ago
Next
Prev
Home UK

Misteri i 39 trupave të pajetë në kamion, shoferi kishte vozitur vetëm pesë minuta

albnews by albnews
25 October, 2019
in UK
0
Misteri i 39 trupave të pajetë në kamion, shoferi kishte vozitur vetëm pesë minuta
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia britanike është duke vazhduar me hetimin e rastit të 39 trupave të pajetë që janë gjetur brenda një kamioni, për të cilët autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar se ishin shtetas kinezë.

Sipas policisë ata ishin ngrirë në kamionin frigorifer, ndërsa fokusi i hetimeve qon në atë që dyshohet se bëhet fjalë për kontrabandim me qenie njerëzore, transmeton Telegrafi.

RelatedPosts

Shefi i ushtrisë britanike: I gjithë vendi duhet të përgatitet për kërcënimin rus

VIDEO/ Heroi që shpëtoi qytetin! Mblidhen 1 mln dollarë pë burrin që i mori armën terroristit në Australi! CEO miliarder i dhuron …

Nga Ukraina në Ballkan, The Telegraph ngre alarmin: Militantët serb po përgatiten për luftë të re, Rusia do i shpërblejë me… Kosovën

Megjithatë ende nuk dihet saktë se si, ku dhe kur është arrestuar shoferi i këtij kamioni, që është identifikuar si Mo Robinson, 25-vjeç.

Informatat e parë flasin se ai është arrestuar menjëherë pasi është konstatuar se ishte shoferi, por miqtë e tij kanë deklaruar se Robinson kishte mbetur i habitur kur kishte hapur dyert e kamionit dhe nga ajo çfarë kishte parë, ishte rrëzuar në tokë pa vetëdije.

Në anën tjetër ekipet emergjente dhe policia kishin gjetur gjatë të mërkurës trupat e 31 meshkujve dhe 8 femrave në një kamion në afërsi të një zone industriale në qytetin anglez Essex, rreth 30 kilometra në lindje të Londrës.

Rimorkioja e kamionit ishte frigorifer brenda të cilit temperaturat mund të arrijnë deri në minus 25 gradë celsius, që do të thotë se ka qenë e pamundur që personat që ishin brenda t’i përballojnë të ftohtit.

E sipas policisë angleze rimorkioja e kamionit kishte mbërritur në Britani të Madhe ndaras nga kamioni. Fillimisht kamioni kishte mbërritur në Irlandën e Veriut e më pas është parë në Dublin. Në Britani të Madhe ishte futur përmes portit detar Hollyhead, e rimorkio kishte mbërritur nga Belgjika, ku në anën tjetër gjykata belge ka njoftuar se si në atë vend kishte qëndruar për një kohë të shkurtër.

Shefi i policisë belge ka pranuar se ekzistojnë gjasa të mëdha që në portin e Belgjikës të jenë futur personat në rimorkio, e cila më pas vuloset dhe niset për në destinacion.

Por, hetuesit kanë konstatuar se rimorkioja ishte transportuar në portin anglez përmes rrugës detare (me anije). Aty e kishte pritur një kamion të cilin po e ngiste Mo Robinson. Nga aty ishte nisur i montuar kamioni me rimorkio, ku për pesë minuta kishte përshkuar tre kilometra për të përfunduar në zonën industriale ku edhe janë zbuluar trupat e pajetë.

Megjithatë mbetet mister se nga ku ishin futur në kamionin frigorifer këta persona që kishin humbur jetën. Gjithashtu nuk dihet roli i saktë i shoferit të kamionit në këtë ngjarje të shumë përfolur. Por, edhe pse e kishte vozitur kamionin vetëm pesë minuta, ai ka përfundua në pranga të policisë nën dyshimin për vrasje.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shefi i ushtrisë britanike: I gjithë vendi duhet të përgatitet për kërcënimin rus

Shefi i ushtrisë britanike: I gjithë vendi duhet të përgatitet për kërcënimin rus

15 December, 2025
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

15 December, 2025
VIDEO/ Heroi që shpëtoi qytetin! Mblidhen 1 mln dollarë pë burrin që i mori armën terroristit në Australi! CEO miliarder i dhuron …

VIDEO/ Heroi që shpëtoi qytetin! Mblidhen 1 mln dollarë pë burrin që i mori armën terroristit në Australi! CEO miliarder i dhuron …

15 December, 2025
“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë

“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result