Misteri i një avioni të braktisur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një avion “Boeing 737” i braktisur është “parkuar” në mes të një fushe në Bali, i cili është kthyer në një atraksion për shumë vizitorë në atë zonë.

Avioni është vendosur në një hapësirë pranë një autostrade në Raya Nusa Dua Selatan, jo shumë larg plazhit Pandawa, i cili frekuentohet nga mijëra turistë.

Vendasit shprehen se avioni u vendos nga një biznesmen, që synonte ta kthente atë në një restorant, plan që duket se ka dështuar tashmë.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi Boeing 737, jashtë funksioni, i vendosur në ishull, të cilët po ashtu janë kthyer në atraksione turistike.

Share This Article