Misteri rreth vdekjes së Prigozhin, Putin jep versionin e tij: Brenda avionit pati shpërthim granate

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë versionin e tij se aksidenti ajror që i mori jetën kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte shkaktuar nga shpërthimi i një granate dore brenda avionit.

Putin u shpreh se avioni i Prigozhin u hodh në erë nga brenda dhe nuk u godit nga një raketë siç u pretendua fillimisht. Sipas tij në mbetjet e avionit u gjetën fragmente granatash dore.

Fragmente granatash u gjetën në trupat e të vrarëve në aksident”, tha Putin në një takim në Soçi. “Nuk kishte asnjë goditje nga jashtë drejt aeroplanit, ky është një fakt i vërtetuar”, tha Putin.

Avioni privat Embraer me të cilin Prigozhin po udhëtonte për në Shën Petersburg u rrëzua në veri të Moskës duke vrarë të 10 personat në bord më 23 gusht. Dy figura të tjera kryesore të Wagner-it, katër truprojat e Prigozhin dhe një ekuipazh prej tre personash vdiqën gjithashtu.

Putin nuk dha më shumë detaje se si një granatë ose granata mund të ishin shpërthyer në bordin e avionit ekzekutiv, por tha se ai mendonte se hetuesit kishin gabuar që nuk kishin kryer teste alkooli dhe droge në trupat e atyre që vdiqën në përplasje.

Share This Article