Ndonëse vetëm 21 vjeç, Mario Mitaj ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite, edhe përse emri i tij u lakua në shumë klube europiane, pas performancës së jashtëzakonshme në Euro 2024.
Anësori i kombëtares, ka firmosur një kontratë me ekipin e Al-Ittihad, ku shkon në formë huazimi me të drejtë blerje.
Marrëveshja mes Lokomotivës së Moskës dhe Ittihad u finalizua të hënën vonë.
Tashmë, Mitaj do të luajë në një ekip me disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit si Benzema dhe Kante, teksa trajner është Loran Blank, i cili më parë ka drejtuar dhe kombëtaren franceze.
Ittihad do t’iu paguajë rusëve 1.2 mln euro për tranferimin e Mitajt. Në fund të sezonit ai mund të blihet për 5 mln euro, teksa mësohet se në xhepat e futbollistit të kombëtares do të shkojnë 3 mln euro në sezon.