Miting pro Europës në Moldavi, kërkohet anëtarësimi në BE

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 75 mijë persona kanë marrë pjesë në një miting pro Europës që u mbajt në qytetin Kishinau të Moldavisë dhe i cili ishte organizuar nga presidentja e vendit Maja Sandu. 

Qeveria pro perëndimore e Sandu ka akuzuar Rusinë për përshkallëzim tensionesh përmes mbështetjes që i jep partisë opozitare pro ruse Sor.

Moska ndërkohë mohon se ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të Moldavisë. Zonja Sandu iu tha të pranishmëve në protestë se vendi i saj nuk dëshironte të ishte i veçuar.

Nuk duam të jemi më në rrethanat e Europës, u shpreh ajo, duke u zotuar se vendi do të bëhej anëtar i BE-së deri në vitin 2030.

Moldavia nuk do të shantazhohet nga Kremlini, vijoi Sandu në fjalimin për të pranishmit në protestë, të cilët valëvisnin flamuj të BE-së dhe lëshuan sloganë pro Europës.

Në muajin shkurt të këtij viti, presidentja Sandu akuzoi Rusinë se kishte komplotuar të përdorte sabotatorë të huaj, siç u shpreh ajo, për të rrëzuar qeverinë e saj.  Sipas saj, në komplot do të përfshiheshin protesta të mbajtura nga e ashtuquajtura opozitë që synonin rrëzimin e rendit kushtetues. 

Ministria e jashtme ruse i hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur të pabaza.  Moldavia, një ish republikë sovjetike, që ka një popullsi prej rreth 2.6 milionë banorësh aplikoi vitin e shkuar për t’iu bashkuar BE-së dhe në qershor të 2022-it, mori statusin e vendit kandidat, sëbashku me Ukrainën.

Pushtimi rus i Ukrainës ndikoi në përshpejtimin e përpjekjeve të të dy vendeve për t’iu bashkuar bllokut me 27 anëtarë.  Moldavia është prekur nga lufta, ku në shumë raste raketa ruse kanë kaluar në hapësirën e saj ajore me destinacion Ukrainën.

Vendi, i cili shtrihet mes Ukrainës dhe Rumanisë, është gjithashtu i varur nga gazi rus, një fakt ky që Moska e ka shfrytëzuar.

Vitin e shkuar Rusia reduktoi ndjeshëm dërgesat e gazit në Moldavi. Kjo çoi në protesta mbi çmimet e rritura të gazit dhe energjise elektrike të cilat kontribuan në dorëheqjen në fillim të këtij viti të ish kryeministres Natalia Gavrilita.

Ndërkohë në mitingun pro europës, foli edhe presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola, e cila vlerësoi qytetarët Moldavë për sfidimin e kërcënimeve ruse.

Share This Article