Mitrovicë/ Momenti kur 29-vjeçari që vrau të atin dhe vëllain del nga spitali, i vërsulen shokët para Policisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pamje nga momenti kur Policia e nxjerr të prangosur nga spitali 29-vjeçarin, ndërsa para spitalit ishin të pranishëm shokët e vëllait të tij që mbeti i vrarë, të cilët i janë vërsulur të dyshuarit për ta sulmuar në sy të Policisë.

KOSOVË- Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Krajl Petra” në Mitrovicën e Veriut ku një 29-vjeçar ka therur me thikë për vdekje babain dhe vëllain binjak.

Menjëherë pas ngjarjes i shoqëruar nga forcat e policisë, autori është dërguar në spital për të marrë trajtin mjekësor pasi mbeti i plagosur.

Sinjali ka publikuar pamje nga momenti kur Policia e nxjerr të prangosur nga spitali 29-vjeçarin, ndërsa para spitalit ishin të pranishëm shokët e vëllait të tij që mbeti i vrarë, të cilët i janë vërsulur të dyshuarit për ta sulmuar në sy të Policisë.

Sipas Prokurorisë, djali ka vrarë babain dhe vëllain e tij binjak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05 e 30 të mëngjesit. Motivet ende nuk dihen, por dyshohet se vrasjes i kishte paraprirë një zënkë.

Share This Article