Në përputhje me konkluzionet e arritura në takimin e Këshillit Europian mbi Turqinë, udhëheqësit e BE do të fokusohen në situatën në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet me Turqinë dhe duhet të marrin një vendim madhor për këtë çështje, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
”Tani mbetet për t’u parë nëse ne, si Europë, jemi vërtet të besueshëm në atë që kemi rënë dakord, pasi marrëveshjet duhet të respektohen”, theksoi ai.
“Për çështjen e Mesdheut Lindor, aksionet janë shumë të thjeshta. Është kredibiliteti i Bashkimit Europian. Ne ramë dakord në tetor që nëse Turqia vazhdon sjelljen e saj provokuese, do të ketë pasoja. Pacta sunta servanda (Marrëveshjet duhet të respektohen)”, shkroi kryeministri grek në Twitter.
Sipas burimeve qeveritare, qëllimi i Greqisë në këtë takim të Këshillit Europian është të zbatojë vendimet e marra në KE të tetorit. Lidhur me drafttekstin e këtyre vendimeve, burimet nënvizuan se “ne po punojmë për përmirësime, pasi ka akoma, për fat të keq, disa vende që nuk duan sanksione ose masa kundër Turqisë”.