Mitsotakis: Zgjerim të marrëdhënieve me Kinën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Si në Athinë, edhe në Shangai, marrëdhëniet tona janë më të ngrohta se kurrë ndonjëherë dhe besimi është i padiskutueshëm, deklaroi sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një deklarate të përbashkët me presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping në Athinë.

Mitsotakis deklaroi se ata zhvilluan një diskutim produktiv duke falënderuar Kinën për mbështetjen ndaj Greqisë gjatë viteve të krizës ekonomike.

Gjithashtu, ai njoftoi se do të zhvillojë një vizitë tjetër në prill në Kinë  pasi kjo do të forconte marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kryeministri grek deklaroi se “ne po zgjerojmë marrëdhënien tonë me Kinën tani që Greqia po merr përsëri një rol kryesor”.

Mitsotakis iu referua rëndësisë së 16 marrëveshjeve që do të nënshkruhen gjatë vizitës së Xi, sidomos atë me portin e Pireut, që është kthyer në një nga pikat kryesore të tranzitit.

Ai përshëndeti hapjen e bankave kineze në Greqi dhe theksoi rëndësinë e rritjes së fluksit të turistëve kinezë në vend./ATSH/

Share This Article