Mizoritë në Bucha janë “operacion special britanik”, thotë Lukashenko

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko i quajti mizoritë e trupave ruse në Bucha një “operacion special britanik”.

Deklarata e tij erdhi gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan Albanian Post që i referohet mediave ukrainase.

“Sot diskutuam në detaje këtë operacion special ‘të tyre’. Një operacion psikologjik i kryer nga britanikët. Nëse keni nevojë për fjalëkalime, adresa dhe paraqitje, numrat e makinave me të cilat kanë mbërritur në Bucha, FSB-ja e Rusisë mund t’i sigurojë këto materiale”, deklaroi Lukashenko gjatë konferencës.

Nga ana tjetër, Putin u shpreh se ai i konsideronte krimet në Bucha “po aq të rreme sa përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Mariupol”.

Presidenti rus shtoi se Lukashenko dyshohet se i ka dorëzuar atij “dokumente mbi provokimet në Bucha”.

Më herët, autoritetet ukrainase gjetën trupat e 400 viktimave.

Vdekja e dhunshme e tyre u konstatua pas largimit të trupave ruse nga vendbanimet e Bucha-s.

Në disa vende, forcat ruse i lanë të pushkatuarit në mes të rrugës.

Rusia mohon përfshirjen në krimet kundër civilëve, duke e quajtur tragjedinë e Bucha-s një “provokim” nga Ukraina.

Pas kësaj, BE vendosi një paketë të pestë sanksionesh kundër Rusisë. /Albanianpost.com

Share This Article