Mjako i reagon Vuçiçit: Sovraniteti i Kosovës garantohet nga NATO dhe jo nga Instagrami

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç publikoi në rrjetet sociale hartën e Kosovës me flamurin serb, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ku shkruan se me këtë publikim presidenti serb tregoi se i pëlqen papajtueshmëria. Ministri thekson se ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

“Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami”, shkruan Majko.

Reagimi i plotë nga Pandeli Majko:

Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vucic, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!

Share This Article