Mund të tingëllojë e pabesueshme, por tani pacientëve britanikë po u ofrohet që t’i bëjnë operacionet në duar duke qënë zgjuar.
Mjekët pretendojnë se kjo metodë e re është më e shpejtë dhe më e sigurtë se sa operimi me anë të anestezisë.
Në vend që pacientët të vihen në gjumë, përdoren anaestetikë lokalë dhe adrenalinë, të cilët ulin rrjedhën e gjakut.
Gjatë procedurës, pacientët janë të vetëdijshëm, mund të flasin dhe të shikojnë operacionin.