Mjekët protestë nesër në QSUT, policia: S’lejohen grumbullimet në kohë Covid-i

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mjekët kanë paralajmëruar ditën e nesërme një protestë në oborrin e “Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza”, përpara spitalit nr.1 të kompleksit. Bluzat e bardha kanë kërkuar leje në polici për të vijuar protestën, leje që iu është refuzuar. Policia në përgjigjen e saj pohoi se nuk lejohen grumbullimet në kohë Covid-i.

Sipas njoftimit nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, protesta do të nisë rreth orës 10:00 dhe do të zgjasë një orë. Mjekët kërkojnë sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore për pagat dhe garantimin e kushteve të sigurisë dhe shëndetit për punonjësit në luftën kundër koronavirusit.

Share This Article