Mjekëve italian iu injektohet ujë fiziologjik në vend të vaksinës anti-COVID

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa punonjës të kujdesit shëndetësor, në spitalin Rovereto të rajonit të Trentos, në Itali gabimisht kanë marrë ujë fiziologjik (serum) në vend të vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer, raporton TG COM.

Më tej, mediat italiane shkruajnë se ngjarja mund të ketë përfshirë 12 persona, mjekë dhe infermierë të cilëve iu është injektuar uji fiziologjik. Ngatërresa dyshohet të jetë bërë në momentin e injektimit. Normalisht vaksina tretet në ujë fiziologjik dhe nga sa është verifikuar ka patur një këmbim të flakonëve.

Të gjithë personat që janë vaksinuar ditën që ndodhi ngjarja, janë telefonuar për t’iu nënshtruar testeve serologjike, pasi nëpërmjet testit është e mundur të verifikohet me siguri se kush ka marrë dozën e vaksinës dhe kush jo.

Mediat lokale italiane u përpoqën të kontaktojnë kompaninë shëndetësore për më shumë informacion, por nuk nuk kanë marrë përgjigje.

Gjithashtu, mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ndodhi më 15 janar. Por nuk është e qartë nëse është përsëritur më pas në ditë të tjera./Opinion.al

Share This Article