Mjekëve të infektuar me Covid-19 u kërkohet të vazhdojnë punën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mjekëve në qytetin belg të Liège u është kërkuar të vazhdojnë punën edhe pse janë të infektuar me Covid-19. Vendi është duke u përballur me një rritje të ndjeshme të rasteve dhe shtrimeve në spital për këtë arsye mjekët edhe pse të infektuar duhet të vazhdojnë punën e tyre.

Rreth një e katërta e stafit mjekësor e thuhet se janë të sëmurë me COVID-19.

Deri tani në 10 spitale të vendit personeli mjekësor të cilët kanë rezultuar pozitiv  por, nuk kanë simptoma dueht të vazhdojnë  të punojnë.

Kreu i Shoqatës Belge të Sindikatave Mjekësore i tha BBC-së se ata nuk kishin zgjidhje tjetër pos nëse nuk do të parandalonin shembjen e sistemit spitalor brenda ditësh.

Një në tre persona të testuar po rezultojnë pozitiv me koronavirus në qytetin belg lindor. Spitalet po transferojnë pacientët e tjerë dikut tjetër dhe po anulojnë operacionet jo urgjente.

Share This Article