Mjekimi mbi Covid-19 bëri milionerë brenda një jave 3 profesorë universiteti në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre profesorë në Universitetin britanik të mjekësisë Sauthempton këtë javë kanë zbuluar një mjekim të suksesshëm për pacientët e prekur nga koronavirusi. Zbulim që i ka bërë milionerë brenda një jave, shkruan The Guardian.
Rezultatet e testimit të parë, të publikuara këtë javë treguan se pacientët me koronavirus në spital, të cilëve iu është dhënë mjekimi i profesorëve me interferon beta, kishin tre herë më shumë shanse për shërim të shpejtë.
Nga studimi i 101 pacientëve rezultoi se 79 për qind të tyre kishin më pak mundësi të zhvillonin versionin e rëndë të sëmundjes dhe frymëmarrja e tyre u përmirësua ndjeshëm.
Sapo u publikuan rezultatet e testimit të mjekimit, mëngjesin e 21 korrikut, kërkesat për këtë mjekim deri në drekë u rritën me 540%. Djukanovic, 65 vjec, një profesor mjekësie, pa aksionet e tij në kompani të rriteshin nga një ditë në tjetrën nga 300 mijë sterlina në 1.6 milion. Holgate 73 vjeç kishte një fitim deri në 1.7 milion sterlina dhe po aq dhe Davies 67 vjeçare, shkruan abcnews.al
Të tre shprehen shumë të lumtur për këtë arritje, por përveç anës financiare ata synojnë që sa më shumë njerëz të kenë mundësi të përdorin këtë mjekim.

Share This Article