ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një grua vdiq pasi u shkel nga një tufë lopësh ndërsa shëtiste qenin e saj në Exmoor në Britani të Madhe 6 hours ago
Autoritetet britanike aksion për ilaçet ilegale, sekuestrohen medikamentet e rrezikshme për humbje peshe me vlerë marramendëse  6 hours ago
A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?!  7 hours ago
Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli 7 hours ago
Këta janë 7 EMRAT që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5” 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Mjekja e shëruar nga koronavirusi: COVID-19 nuk është i lehtë për t’u tejkaluar

albnews by albnews
18 April, 2020
in Kosova, UK
0
Në Serbi konfirmohen 34 të infektuar me Covid-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Valbona Tafilaj ka arritur që pas 30 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare ta mposht koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Valbona është mjeke-psikiatër në Prishtinë dhe punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por, me virusin e ri është infektuar derisa ishte në Angli, ku kishte qenë në një udhëtim zyrtar më 9 mars. Në spital është shtrirë më 16.03.2020 dhe është liruar për në shtëpi më datë 15.04.2020.

RelatedPosts

Një grua vdiq pasi u shkel nga një tufë lopësh ndërsa shëtiste qenin e saj në Exmoor në Britani të Madhe

Autoritetet britanike aksion për ilaçet ilegale, sekuestrohen medikamentet e rrezikshme për humbje peshe me vlerë marramendëse 

Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli

‘’Sapo kam arritur në aeroportin e Prishtinës, kam kërkuar vetë të testohem. Arsyeja ka qenë se përderisa në shumë vende koronavirusi ishte temë kryesore, në Londër, ku unë kam qëndruar disa ditë, jeta zhvillohej normalisht. Ndonëse nuk e kam pasur asnjë simptomë përpos dhimbjes në nyje, e që kam menduar se e kam pasur nga ecja që kam bërë në Londër, testi më doli pozitiv”, tha ajo.

Doktoresha Tafilaj thotë se ka qenë e befasuar nga lajmi që i është kumtuar për rezultatin e testit.

“Ajo që më ka shkuar në mendje menjëherë, ka qenë familja ime – si do ta përjetojnë gjithë këtë situatë. Dhe ashtu doli, kanë qenë shumë të shqetësuar. Më pas u shtriva në klinikë, dhe për tre javë rresht nuk kam dalë as në ballkonin e dhomës së spitalit. Takimi im i vetëm ka qenë me mjekë dhe infermierë’’, tha ajo.

Dhe përderisa fillimin e sëmundjes e përshkruan me simptoma më të lehta, Dr. Tafilaj thotë se me kalimin e ditëve, virusin filloi ta përjetojë si virus ankthi.

‘’Në fillim të sëmundjes ndihesha mirë. Pas disa ditësh filloi një dhimbje e madhe e kokës, me të vjella, kollë e diare. Java e dytë ma çrregulloi ritmin e zemrës, si dhe tensionin e gjakut. COVID-19 filloi të më shkaktojë edhe ankth dhe frikë. Secila simptomë që përmendej më dukej se ishte në trupin tim. Pas testit të dytë dola pozitiv, testi i tretë, gjithashtu pozitiv, deri te testi i katërt, unë vazhdimisht rezultoja rast pozitiv”.

“Kjo më shqetësonte shumë, dhe kisha përshtypjen që gjithmonë do të jetoja me këtë virus në trup, dhe koha e qëndrimit në spital më dukej tejet e gjatë’’, tha ajo.

Dhomën ku ka qëndruar 30 ditë e përshkruan si shumë të vogël, me një karrige të kuqe përballë shtratit, një tavolinë të vogël dhe banjo vetëm tre hapa larg shtratit.

Mjekët dhe infermierët ishin i vetmi kontakt për të.

‘’Kam pasur momente të vështira, të qëndrosh brenda një dhome të vogël spitali dhe të jetosh me simptomën e vdekjes, sepse është virus i panjohur dhe nuk e din se çka po ndodh. Çdo ditë pret me u fut në oksigjeno-terapi, apo ventilatorë. Pas testit të katërt, për dy ditë rresht kam pasur ankth. E kalova rrezikun, por ka qenë e vështirë”, thotë Tafilaj.

Për rreth 23 ditë rresht, ajo ka komunikuar vetëm me personelin mjekësor, por javën e fundit, në distancë dhe me maskë e doreza, është takuar me pacientë të tjerë.

Për të, ky hap komunikimi me të tjerët, ia ka kthyer edhe një ankth tjetër që e ndiqte, që kur testi i parë i ka dalë testi pozitiv – frika mos e infekton dikë me virusin e ri.

‘’Virulenca tek unë ka qenë shumë e fortë, dhe kam pasur mundësi të infektoj shumë njerëz, sepse për 30 ditë rresht, testi më dilte pozitiv. Fakti që nuk i kam infektuar unë të tjerët, po më bën të ndihem shumë mirë’’, tha ajo.

Mbi të gjitha, thotë doktoresha, është puna e mjekëve dhe infermierëve, të cilët duke qenë në linjën e parë të frontit me koronavirusin e ri, motivojnë pacientët të luftojnë virusin.

Në emrin e tyre dhe të familjes, ajo bën thirrje te të gjithë, që t’iu përmbahen rekomandimeve dhe të qëndrojnë në shtëpi, sepse “nuk është virus i lehtë për t’u tejkaluar”./REL/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një grua vdiq pasi u shkel nga një tufë lopësh ndërsa shëtiste qenin e saj në Exmoor në Britani të Madhe

Një grua vdiq pasi u shkel nga një tufë lopësh ndërsa shëtiste qenin e saj në Exmoor në Britani të Madhe

25 October, 2025
Autoritetet britanike aksion për ilaçet ilegale, sekuestrohen medikamentet e rrezikshme për humbje peshe me vlerë marramendëse 

Autoritetet britanike aksion për ilaçet ilegale, sekuestrohen medikamentet e rrezikshme për humbje peshe me vlerë marramendëse 

25 October, 2025
A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

25 October, 2025
Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli

Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli

25 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result