Në disa pjesë të Brazilit masat e bllokimit janë duke u relaksuar, dhe po rihapen dyqanet dhe qendrat tregtare në São Paulo dhe Rio de Janeiro.
Vendi ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të konfirmuara të Covid 19 në botë – më shumë se 700,000. Por, numri mendohet të jetë shumë më i lartë për shkak të testimit të pamjaftueshëm.
Dr. Gerson Salvador, i cili punon në departamentin e urgjencës dhe njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar São Paulo i tha BBC OS dhe BBC World Service se se rihapja e dyqaneve ishte një masë “iracionale” dhe se ai nuk mund ta mbështeste atë.
“Ne kemi shumë njerëz që vijnë çdo ditë me simptoma shumë të rënda. Spitali ynë ka burimet, por ky nuk është realiteti në të gjithë Brazilin.”
Ai tha se përhapja është bërë nga qëndrimi i Presidentit Jair Bolsonaro, i cili ka hedhur poshtë kërcënimin që paraqet virusi, duke e përshkruar më parë si “një grip të vogël”.
“Ndihma për pacientët me Covid-19 është sfiduese për çdo mjek në botë, por në Brazil është një sfidë e madhe. Njerëzit nuk dinë nëse të dëgjojnë presidentin apo autoritetet shëndetësore. Ata nuk respektojnë këshillat tona.” – ka theksuar Dr. Gerson Salvador./BBC