“Koha covidiane kërkon që politik-bërësit të bëjnë sa më pak politikë, qoftë nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita”, ky është qëndrimi më i fundit që mban mjeku i njohur Tritan Kalo.
Në këtë kohë të vështirë që po kalon vendi ynë për shkak të pandemisë Covid-19, Kalo shkruan se e vetmja gjë që duhet është profensionalizimi puna dhe përkushtimit.
Postimi i plotë i mjekut:
KOHA COVIDIANE kërkon nga të gjithë JU sëra e politikbërësve MË PAK Politikë për politikë si dhe për përftime politike, qoftë nga Mazhoranca po ashtu edhe nga Opozita….Po kalojmë kohë jo të lehta, dhe kohë të tilla kërkojnë përditë e më shumë: 1- PROFESIONALIZËM, 2- PUNË e 3- PËRKUSHTIM, si e vetmja PPP të cilën unë dhe sëra ime e MANTELBARDHËVE njeh dhe mbështet fuqishëm….”SHQIPËRIA NUK BËHET PA SHQIPTARËT” – shprehej dikur Rilindasi i vërtetë, Sami Frashëri….NUKU jemi miliarda që të mos përpiqemi të vetëmbrojmë jetët tona….JETA E ÇDO SHQIPTARI është e shtrenjtë, e paçmimtë….NËSE ne vetë nuk e rrisim përgjegjësinë ndaj vetëvetes, do të mundet të infektohemi më lehtë nga kjo “FLAMË MBARËBOTËRORE”…. JU DUAM SHUMË dhe ju konsiderojmë secilin prej jush si një nga pjestarët e familjeve tona…..JEMI aty për ju në linjën e parë të përballjes me sfidën COVID-19….NE BASHKË DO TË MUNDET TË JA DALIM MBANË, por BASHKË e vetëm BASHKË!!!