Mjeku i presidentit Trump jep detaje për gjendjen shëndetësore të tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se ai dhe Zonja e Parë, Melania, kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus. E gjendja shëndetësore e presidentit sipas mjekut personal të tij raportohet të jetë stabile.

Detaje ka dhënë mjeku i presidentit, Sean Conley. “Presidenti dhe Zonja e Parë janë të dy mirë në këtë kohë dhe ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë rikuperimit të tyre,” shkroi Conley.

 “Sonte, Melania dhe unë testuam pozitiv për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rikuperimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë bashkë!” , shkruan Trump.

Share This Article