Mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Trump në gjendje stabile dhe pa simptoma të koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka asnjë simptomë të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, derisa edhe ekzaminimet fizike tregojnë se gjendja e tij është stabile, ka thënë mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, raporton Reuters.

Conley, në një deklaratë të lëshuar me lejen e Trumpit, ka thënë se presidenti ka qenë pa ethe për më shumë se katër ditë dhe nuk kishte pasur nevojë e as nuk ka marrë ndonjë përmbajtje të oksigjenit që nga shtrimi i tij në spital.

Trumpi ishte hospitalizuar të premten pasi testimet kanë treguar se ai ishte prekur me COVID-19. Të hënën ai ishte kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Share This Article