Mjeku italian: Tamponi përmban baktere, krijon infeksion!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa bota po përballet me pandeminë Covid-19, teori të shumta konspirative qarkullojnë sa i takon vërtetësisë së gjithë kësaj situate, ku nuk mungojnë ata që vaksinën, karantinimin apo kryerjen e tamponit e shohin me skepticizëm.

Së fundmi, mjeku italian Roberto Petrella, i specializuar në obstetro gjinekologji, i cili ka klinikën e tij mjekësore në Terramo është kundër bërjes së tamponit.

Sipas tij, tamponi përmban baktere dhe krijon infeksione. Gjithashtu Petrella është edhe kundër vaksinës, pasi sipas tij ajo jo vetëm që nuk ndihmon, por edhe dëmton.

Ai madje pyet se “pse nuk marrin pështymën me tampon, por duhet të shkojnë deri në fund të faringut?”

“Marrja e tamponit duhet bërë në një pikë të caktuar, në brendësi të faringut e të bashkimit me kanalin e hundës, jo siç bëjnë ata, që e rrotullojnë nga të duan. Tamponi, kështu siç bëhet, prish membranat. Pra, gërvisht. Tamponi është plot me miliona baktere. Nuk është steril. Duke traumatizuar mukozën edhe në fund të kanalit të hundës, si dhe te faringu, dërgojnë baktere të tjera nëpërmjet fytit”, u shpreh ai.

https://www.youtube.com/watch?v=aFteMbMw0XU&feature=youtu.be&fbclid=IwAR0sHXaiqtzukCuLH9PV_WPjUrxpAoOj63JjNXZ2-SbLwp_MrdtRLGyP_mQ
Share This Article