Mjeku nga Australia po operon 25 fëmijë me probleme kirurgjike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njoftojnë se mjeku i njohur australian, Paddy Dewan, po qëndron këto ditë në Kosovë dhe me asistimin e kirurgëve kosovarë, po kryen intervenime tek fëmijët me probleme të lindura, në Kirurgjinë Pediatrike.

“ Sipas planit operativ, deri në fundjavë pritet të operohen 25 fëmijë, pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit, të cilët do t’i kushtonin financiarisht shtrenjtë buxhetit të shtetit”, thuhet në komunikatën zyrtare nga QKUK.

Dewan ka qëndruar në Prishtinë për të dymbëdhjetën herë dhe në mënyrë vullnetare ka kryer operacione në QKUK, nga të cilat kanë përfituar fëmijët kosovarë, por edhe kirurgët pediatrikë, që kanë pasur mundësinë të mësojnë rreth aplikimit të metodave të fundit kirurgjike.

Share This Article